‘S’ka më turp’, peticioni online kundër programeve reality show që po çedukojnë shoqërinë shqiptare.

180
0

Peticioni sensiblizues për mbledhjen e firmave kundër programeve reality show, kërkon mbështetjen e qytetarëve.

Nën emrin “S’ka më turp” ne kete link dhe me iniciativë të pedagogut Fabian Zhilla peticioni synon një reagim qytetar kundër degradimit moral që sipas tij disa reality show përcjellin.

Zhilla thotë se kjo nismë është duke gjetur mbështetje të gjerë jo vetëm nga shtetasit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri por edhe nga shqiptarët jashtë në diasporë.

Pedagogu tregon se kërkon që nëpërmjet këtij peticioni të ngrejë problemin e medias shqiptare dhe të edukojë të rinjtë dhe familjet shqiptare.

Ai tregon se peticioni online ka mbi 9500 firma, ndërsa ne terren ende nuk janë numëruar.

Peticioni ka arritur të sensibilizojë një pjesë të gjerë të shoqërisë sipas tij.

Peticioni ‘S’ka më turp’ është ndërmarrë nga një grup personalitetesh që kanë perceptimin se TV me një grup programesh po e çedukon publikun.

Sipas regjisorit Armand Bora, qëllimi i peticionit nuk është që ato të zhduken nga ekrani, por të jepen pas orës 24 me një logo paralajmëruese për publikun.

“Duke i futur në fashat e transmetimit gjatë ditës tendenca është të bëhet normale diçka që nuk është e tillë”, tha Bora.

Ai theksoi se kjo është edhe një betejë ligjore që i drejtohet Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) që sipas regjisorit është në shkelje të detyrimeve dhe etikës.

“Do të jetë një betejë e gjatë nëse AMA nuk do ta kuptojë që është në shkelje të detyrimeve të saj. Nuk arsye pse AMA të mos reagojë, nëse nuk ka reagim do t’i drejtohemi Komisionit të Edukimit dhe Medias”, tha regjisori.

Nismetari i ketij peticioni ka pasur dhe nje debat me nje pre regjisoreve te programeve te Top-Channel. Me poshte mund te shihni videon