A ndjehesh i vlerësuar në këtë vend? Zef Deda nuk përmban lotët: Fati më i mirë që kam qëlluar..

56
0

Aktori i mirënjohur Zef Deda, është një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare dhe sa herë flitet për të emocionet janë të mëdha.

Së fundmi në një intervistë në emisionin “N’ kohë”, Deda ka treguar me detaje gjithçka lidhet me rrugëtimin e tij artistik. Hapat e para kur e shoqëronte babai, duartrokitjet e para e deri te të parat bashkëpunime me kolegët e papërsëritshëm të estradës.

I pyetur se nëse kthen kokën pas a ndihen i vlerësuar nga Shqipëria, vendi i të cilit i ka dhënë kaq shumë, apo ka qenë nëj fatkeqësi për të, Deda thotë  kaq ” Fati më i mir që kam qëlluar në Shqipëri”.

“Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron”, tha ai.