Balluku nuk ndalet: Kujdes me derën e frigoriferit, hiqni karikusët nga priza

334
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në kuadër të fushatës sensibilizuese për kursimin e energjisë zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj Balluku solli shembullin e Zvicrës, që sipas saj njerëzit që ndezin kondicionerin mbi 19 gradë për t’u ngrohur thyejnë ligjin dhe shkojnë në burg.

Po ashtu ministrja prezantoi disa nga masat të cilat duhet të nisin të ndërmerren në çdo familje për kursimin e energjisë elektrike.  Sipas Ballukut gjatë dimrit temperatura e kondicionerit nuk duhet graduar më shumë se 21 gradë, ndërsa gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Gjithashtu Balluku theksoi se karikuesat duhen hequr nga priza dhe po ashtu dera e frigoriferit nuk duhet lënë për gjatë e hapur.

“Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike.

E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë cfarë do ndodhë me 1 karikues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë?

E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë.

Keni dëgjuar kohët e fundit për disa masa ekstreme që ne sigurisht nuk do i ndërmarrim.

Në Zvicër nëse e ndez kondicionerin mbi 19 gradë për t’u ngrohur është një thyerje e rëndë e ligjit dhe shkon në burg.

Kjo është një gjë që nuk do ndodhë asnjë herë te ne por djemtë e vajzat që do qëndrojnë me ju do u thonë kush është më e mira për të kursyer.

Pra që kondicioneri duhet të qendrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë.

Dera frigoriferit nuk duhet që të qendrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza.

Kur gjyshin e zë gjumi para tv e ti afrohedh për ti marrë telekomandën e thotë mos e fik,
ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji.

Jam e sigurt që ju duhet të jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit dhe do jeni heronjtë e energjisë”, tha Balluku.