Skip to content

U kthye nga Amerika pas 20 vitesh për të jetuar në Shqipëri, fqinji në Pogradec i merr jeten pas debatit për gardhin

    Detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes se sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

    Personi qe humbi jeten është 65-vjeçari Safet Yskollari, i cili prej 20 vitesh jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte kthyer së fundmi në vendlindje për të kaluar vitet e pleqërisë, por debatit me fqinjin i mori jetën.

    Që prej momentit që ishte khtyer nga SHBA, Yskollari dhe fqinji i tij, Fatos Munellari kishin pasur debate të vazhdueshme për një rrugë dhe një gardh pranë tokave të tyre.

    Mbrëmjen e sotme Munellari e qëlloi 65-vjeçarin duke e lene pa jete.

    Autori është larguar nga banesa, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

    Bashkëshortja e autorit e ka mësuar lajmin nga gazetarët në vendngjarje. Ajo është shprehur e shokuar kur e ka mësuar.