Sipas SHMU, java që presim përpara parashikohet një javë “e qetë” dhe “tipike” Shtatori. Megjithatë fundi i javës dhe kryesisht fundjava rezervon “luhatje” të motit me temperatura të larta por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë.
Në këtë mënyrë moti për ditën e Hënë dhe atë të Martë parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet me diell por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Për ditën e Premte përjashtim bën zona e veriut e cila parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh.
Për ditën e Shtunë (dt. 17.09.2022) parashikohet një “anomali” e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me itensitet të lartë. Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas vranësira të dendura (përfshi reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C. Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut.
Megjithatë dita e Shtunë mbetet ende largë për këtë arsye përditësime të tjera do të vijnë në ditët në vijim nga SH.M.U!!!