Çmimi i naftës në Shqipëri eshte rritur serish. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 221 lekë që është shitur deri ditën e sotme.
Ndërkohë që rritje ka pësuar çmimi i benzinës, nga 202 lekë do të shitet me 205 lekë. Kurse çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar dhe do të vijojë të shitet 78 lekë/litri.