Përshëndetje nga SHMU!
Java që pritet të nisë do të mbartë me vete ndryshime brenda ditës. Gati çdo ditë, moti nis i kthjellët me vranësira kalimtare. Me rritjen e temperaturave, krijohen kushtet për zhvillim të vranësirave si dhe reshjeve të shiut. Këto do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.
Bregdeti, do të jetë më i favorizuar për orë me diell e vranësira. Në zonat malore dhe veçanërisht në juglindje, lokalisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.
Era, do të fryjë juglindje-veriperëndim mesatare. Përkohësisht gjatë shtrëngatave e vrullshme. Valëzimi i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.
Ju urojmë të kaloni një javë të bukur!