Kjo vajzë vuante nga dhimbje të forta trupi, për 6 vjet me rradhë. Mjekët përfundimisht konfirmuan se fajtori ishte ky lloj “përbindëshi”

698
0

Imagjinoni të shkoni në një udhëtim dhe të ktheheni në shtëpi me një dhimbje të pashpjegueshme në të gjithë trupin tuaj. Për ta bërë atë më keq, mjeku nuk mund të zbulojë arsyen dhe ju duhet të jetoni me dhimbjen e panjohur, torturuese çdo ditë për vite me rradhë.

Për fat të keq, kjo ishte ajo që ndodhi me vajzën 17-vjeçare australiane, Carly Goff.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, ajo jetoi në agoni të plotë për shkak të një arsyeje të panjohur. Ajo ndjeu dhimbje ekstreme në të gjithë trupin e saj, por mjeku nuk mund të gjente shkakun.

Gjashtë vjet më parë, Carly udhëtoi në Fixhi me familjen e saj. Ajo kaloi një kohë të këndshme gjatë pushimeve me familjen e saj. Ata shkuan per peshkim, zhytje, not dhe shijuan kohën e tyre, por nuk i priti se ky do te ishte fillimi i makthit të Carly.

Pas pushimit, ajo u kthye në Australi dhe së shpejti, e kapi ethet dhe i filluan të vjellat. Kishte dhimbje rreth barkut të saj, kështu që nëna e Carly e dërgoi vajzën e saj shpejt në departamentin e urgjencës.

Pas një sërë testesh rutinë fizike dhe testit të gjakut, mjeku nuk mund të gjente shkakun e dhimbjes së vajzës.

Dhimbja e Carly nuk u përmirësua. Ajo shkroi në ditarin e saj: “Isha aq e sëmurë dhe kisha kaq shumë dhimbje, këmbë të djegura, fytyre e djegur, pothuajse si djegia e acidit”.

Muaj pas kthimit në Australi nga Fixhi, Carly kishte shkuar në departamentet e emergjencave disa herë, por doktori mund të jepte vetëm nje qetesues për të ndihmuar në zbutjen e dhimbjes.

Muajt u kthyen në vite, por Carly ende vuante. Familja e saj pastaj filloi të kërkonte ndihmë mjekësore nga jashtë.

Në një përpjekje për të gjetur shkakun e dhimbjes së saj të stomakut, Carly dhe nëna e saj shkuan në Shtetet e Bashkuara për t’u nënshtruar një biopsie. Megjithatë gjendja e saj nuk u përmirësua dhe shkaku i dhimbjes së saj mbeti i panjohur.

Ndonjëherë në mes të natës, Carly zgjohej për shkak të dhimbjes.Dhimbja e saj vetëm perkeqesohej.

Carly shkroi në ditarin e saj: “Muskujt e mi duket sikur janë copëtuar dhe nganjëherë ndjej se muskujt e mi janë të përdredhur së bashku. Është me të vërtetë një torturë dhe mendoj se nuk mund ta duroj dot më atë. ”

Ajo duhej të hiqte dorë nga sporti i saj i preferuar dhe shpesh duhej të pushonte në shtëpi.

Deri në korrik të vitit të kaluar, mjekët e Carly e njoftuan atë se kishin marrë raportin e biopsise dhe zbuluan një rezultat tronditës. Me sa duket, Carly kishte kontraktuar nje parazit të quajtur Gnathostomiasis, një gjendje ku një parazit që hante mishin jetonte brenda trupit të saj

“Është si një krimb, ka dhëmbë dhe lëviz duke përtypur indet dhe muskujt dhe shkatërron kudo që shkon”, tha Carly.

Sipas Dr. Bernard Hudson, spitali i Royal North Shore, paraziti mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet. “Ai mund të pushtojë çdo sistem të organeve, përmes mushkërive, trurit, të hyjë në fshikëz, mëlçi, kudo”, tha ai

Paraziti mund të merret nga peshku i papërpunuar pula, zvarranikët, gjelat dhe bretkosat, dhe gjendet më së shpeshti në Azinë Juglindore, Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe pjesë të Afrikës.

Pasi pane diagnozën, Carly dhe prindërit e saj filluan të kujtojnë udhëtimin e tyre në Fixhi gjashtë vjet më parë, në të cilën ajo kujtoi ngrënien e një peshku të nëntokës. Peshku kishte te ngjarë të ishte i ndotur me parazitin ne fjale, Gnathostomiasis.

Sipas mjekut të Carly, mbi 50 vetë janë diagnostikuar me Gnathostomiasis në spital gjatë 20 viteve të fundit. Ndërsa të tjerët u shëruan shpejt pas trajtimit, të tjerët janë më pak fatlumë.

Për t’i bërë njerëzit të vetëdijshëm për rrezikun e këtij paraziti, Carly vendosi të tregojë historinë për ti kujtuar publikut: “Nëse shkoni në ishull, sigurohuni që të jeni të kujdesshëm për ushqimin dhe pijet qe konsumoni. Shmangni ushqimin e papërpunuar dhe të papjekur, mos përsërisni gabimet e mia “.

Pas diagnozës, Carly u trajtua me mjekimin e duhur te rekomanduar nga mjeku ,për të ngordhur parazitin.

Shpresojmë se ajo po shërohet mirë pas gjashtë vitesh në dhimbje.

/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/