Shi i dendur dhe bresher, moti merr “kthesën” e madhe

243
0

Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë përfshirë Tiranen mesditën e sotme.

Për shumë minuta kryeqyteti ishte nën stuhinë e shiu dhe breshërit që krijoi edhe probleme në qarkullim pasi u krijua trafik.

Pak më heret sinoptikant Hakil Osmani tregoi se moti në këtë fundjavë në vendin tonë pritet të jetë me reshje shiu, kryesisht me intensitet mesatar.

Sipas sinoptikanit  rrebeshet afatshkurtra të shiut do të jenë më të dukshme mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

Reshjet do të jenë në një interval kohor tre katër orë, i cili do të sjellë intensitet mesatar në disa zona të izoluara të territorit shqiptar.