Dy motrat e aktorit Florian Belliu, i cili i dha fund jetës në Nju Jork duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit pasi më parë hodhi gruan e tij shtatzënë, kërkojnë kujdestarinë e dy fëmijëve të mbetur jetimë.
Ato kanë hapur një llogari në “Gofundme” në të cilën kanë kërkuar që të mbledhin 50 mijë dollarë, me qëllim që të fitojnë kujdestarinë ndaj dy djemve të çiftit të ndjerë Florian Belliu dhe Ornela Shehi.
Duket se shqiptarët të cilët janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë janë solidarizuar dhe kanë ndihmuar motrat Belliu.
Vetëm në pak orë ato kanë arritur të mbledhin më shumë se 49 mijë dollare.