Hakerat paralajmërojnë shqiptaret: Do suprizoheni, kemi dokumente për qeverine tuaj qe do t’i..

359
0

Hakersat paralajmërojnë sërish Shqipërinë. Përmes faqes “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, hakerat paralajmërojnë nxjerrjen e të dhënave sekrete të qeverisë shqiptare.

Hakerat shkruajnë në “Homeland Justice” se qeveria shqiptare po bën gjithçka që korrupsioni mos zbulohet, por që zotërojnë dokumentet që do të ‘surprizojnë’ qytetarët shqiptarë.

“Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë… Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i saj të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë…,”- shkruhet në faqen e “Homeland Justice”.

Një sulm kibernetik mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti në mes të muajit korrik. Pas këtij sulmi dyshohet se fshihen hakerë pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri. Këtë gjë e bëri me dije ‘Mandiant’ një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike.