Brazil, ndahen dy binjakët siamezë me trurin bashkë

113
0

Binjakët brazilian siamezë 4-vjeçarë, Bernardo dhe Arthur Lima, të lindur me koka të bashkuara dhe tru të bashkuar, u ndanë nga ekipi mjekësor i Instituto Estadual do Cérebro Paulo Niemeyer në Rio de Janeiro, Brazil.

Kirurgu pediatrik i institutit, Dr Gabriel Mufarrej, dhe kirurgu pediatrik Noor ul Owase Jeelani nga spitali Great Ormond Street në Londër. Për të arritur këtë qëllim, u deshën dy vjet e gjysmë trajtim, shtatë operacione dhe afro 100 mjekë. Binjakët po ecin mirë, tani do të duhet të kalojnë një rehabilitim gjashtëmujor.

Një “rezultat i jashtëzakonshëm”, ka komentuar Jeelani. “Jemi të kënaqur që operacioni shkoi mirë, do të ndryshojë jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre”, tha Mufarrej.

Organizata bamirëse Gemini Untwined, e cila ndoqi rastin, tha se “ishte rasti ynë më kompleks deri më sot dhe shënon fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë me spitalin”.