Kjo javë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshe atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të ditës.
Por herë pas here kemi kalime të pakta të vranësirave të cilat nuk do sjellin reshje deri ditën e premte, por gjatë fundjavës parashikohet që në zonat malore të ketë momente të pakta me pika shiu krysesisht zona verilindore dhe shumë më pak juglindja.
Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka sjellë rënie të lehtë me 1 gradë celcius të temperaturave minimale duke bërë që të regjistrojnë vlera 14 gradë celcius në zonat malore.
Ndërsa maksimumet sjellin rritje me 1 gradë celcius duke bërë që ato të regjistrojnë vlerën 37 gradë celcius në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.
Ditët vijuese do të sjellin rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten në vlerën edhe 41 gradë celcius në Elbasan dhe Berat, bënë me dije meteorologu Hakil Osmani.