Noemi dhe Lorenzo janë një çift blogeresh nga Itali që udhëtojmë kudo në botë dhe i ndajnë eksperiencat e tyre në Instagram.
Së fundmi, ata kanë vizituar edhe Shqipërinë dhe lidhur me këtë kanë folur me Skype në “ABC e Mëngjesit”.
Çifti u shpreh se në fillim kur erdhën menduan se çmimet ishin më të lira, por i rezultoi e kundërta.
“Ne kemi shumë miq shqiptar dhe na kanë sugjeruar të vizitojmë Shqipërinë. Me që po bënim disa udhëtime, me këtë rast përfituam dhe e vizituam.
Jemi njohur gjatë pushimeve. Unë isha me familjen time në një kamping”, tha Lorenzo.
“Ne na pëlqen t’i vizitojmë këto vende dhe t’i tregojmë këto vende njerëzve që nuk kanë mundësi t’i vizitojnë, të lëvizin dhe që të mund t’i njohin. Kështu lindi dhe blogu ynë.
Ne e kemi marrë këtë vendim, donim ta rrisnim familjen tonë por për fat të keq nuk erdhi ashtu. Kështu vendosëm”, tha Noemi.
“Pushimet mund të bëhen edhe me kosto të ulëta. Menduam se do të kushtonte më pak në Shqipëri. Disa vende janë të bukura, por benzina kushton, disa restorante janë të shtrenjta. Por frutat, perimet janë mirë. Njësoj si në Itali, janë të shtrenjta”, shtoi më tej Lorenzo.