Dramë në tregun valutor, euro merr goditjen e forte, ja cfare ndodhi sot me kursin e kembimit

1631
0

Leku vijon të fitojë pikë ndaj euros dhe dollarit në tregun vendas si rrallë më parë. Gjatë ditës së sotme, sipas Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 116.61 lekë duke humbur 0.24 lekë që prej ditës së premte të javës së shkuar.

Ky është një ndër nivelet më të ulta të raportit Euro/ Lek gjatë viteve të fundit duke pasqyruar një fluks të madh të qarkullimit të kësaj monedhe në tregun vendas.

Situata duket disi e ngjashme edhe në raportin USD/ Lek, ku monedha amerikane kuotohet sot me 113.83 lekë duke humbur 1.27 lekë krahasuar me të premten.

Sezoni turistik si edhe deklaratat për amnistinë fiskale duket se janë ndikuesit kryesore në këtë kurs kembimi të monedhës tonë me euron dhe dollarin.

Sinjalet nga tregu i pasurive të paluajtshme janë të forta se gjatë javëve të fundit ka patur një fluks të madh të shitjeve për shkak të sasisë së madhe të valutës që po qarkullon në vend.

Ky kurs këmbi favorizon të gjithë ata që kanë kredi në monedhën europiane dhe të ardhurat në lekë si edhe importuesit, ndërkohë që dezavantazhon eksportuesit dhe ata që kanë të ardhurat në euro.