Ministrja e Financave bën njoftimin e rëndësishëm pas bllokimit të portalit e-Albania

169
0

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka njoftuar se si do veprohet me bizneset pas bllokimit të e-Albania-s.

Njoftimi i Ibrahimajt ka ardhur pas kërkesës së bërë nga konfindustria duke referuar si shkak bllokimin e portalit qeveritar “e-Albania”. Në njoftimin e bërë bëhet me dije se afati i shtyrjes dë të ishte për aq ditë sa edhe portali kishte qenë i bllokuar.

Postimi i Plotë nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj:

Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare.

Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.

Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.