Vlonjatët i bëjnë thirrje pushuesve: Të dashur vëllezër! Na ka mbetur pak qejfi..

25959
1

Të dashur vëllezër!

Kemi vënë re se këtë vitin e fundit ca nga ju na kanë marrë inat dhe nuk vijnë më këndej nga ne.

Me thënë të drejtën jemi çuditur, po nejse, këto janë punët tuaja. Është keq kur lexon portalet se ata atë punë kanë.

Na ka mbetur pak qejfi që ca nga ju edhe na kanë sharë nëpër statuse. Po më avash a të keqen, më avash, se ne ç’po heqim të bëhemi me edukatë kurse ju doni të na ktheni me zor në origjinë. Se po e nisëm me të shara dihet si del ajo punë, ndaj vini pak këmbën në frena.

Jeni ankuar për çmimet. Mbase vende-vënde keni të drejtë. Ama edhe hotel me pesë yje që ta paguani sikur laheni në breg të lumit, nuk ka.

Ankoheni për shërbimin se është i avashtë. Po normal o derman që është i avashtë se ju doni të hani të gjithë në një muaj, në një orë dhe me gjellë që dy nuk janë njësoj. Po i bën furra gjellët dhe jo fotokopja a…..

Na sillni si shëmbull Ibizën dhe Kanariet. I njohim mirë se ashtu na lidhin ca punë me Spanjën. Ama kur shkoni aty rrini si muti e nuk e hapni gojën edhe kur ua fut çadër kamerieri. Na falni se na shkau pak goja, po nerva janë këto të shkretat.

Ankoheni për çmimet por harroni se naftën nuk e nxjerrim ne ama peshku që të zihet, toka që të mbillet, qumështi e djathi që të bëhet e t’ju vijë në pjatë, do naftë. Kështu që jepini pak gojës edhe për naftën dhe jo vetëm për Vlorën.

Tani, ca nga ju e kanë marrë përpjetë e thonë që na e bënë mirë ketë vit që nuk na erdhën pushues dhe o do ulim kokën vitin që vjen o do vdesim për bukë. Kjo punë ka një kleçkë: bukuritë e plazhet tona nuk keni ku i gjeni. Të vini e mirësetëvini, e në mos daçi, ne pa paratë tuaja ia kemi dale sot e mot. Shëndoshë djemtë dhe skafet.

Me kaq po e mbyllim duke ju uruar shëndet e pushime të mbara./dritare.net