Skip to content

Deputetja e Vlores habit me deklaraten: Stop paragjykimeve ndaj çmimeve në bregdet, njëkohësisht kerkon uljen e çmimeve

    Deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj ka reaguar në lidhje me situatën e pazakontë në bregdetin e Shqipërisë ku raportohet për një mungesë të madhe pushuesish.

    Deputetja e Vlorës thotë se do të organizojë një tryezë diskutimi me aktorët e interesuar. Në një postim në Facebook ajo bën thirrje për ndalimin e paragjykimeve ndaj çmimeve, por në të njëjtën kohë i sugjeron bizneseve të ulin çmimet.

    Reagimi i Resulajt:

    Ftoj të gjithë aktorët e interesuar, në një tryezë diskutimi, mbi çfarë po ndodh me sezonin turistik në Vlorë!

    E dimë të gjithë, me apo pa kryer studime: çmimi është një koncept i balancës kërkesë-ofertë. Të ofrosh shêrbime turistike është të sfidosh fuqitë fizike dhe mendore, ndaj stop paragjykimit të dëmshëm e pse jo të tepruar të sektorit turistik në jug.

    Por, për të gjithë operatorët e turizmit e kam një lutje: “bëhuni vizionarë”. Më mirë çmime më të ulëta e kapacitete të shfrytëzuara sesa e kundërta