I varur nga alkooli dhe i ndarë nga e fejuara, Albano Bogdo “hap zemrën” në një rrëfim tronditës

681
0

Ai është një prej aktorëve më të dashur për publikun, ku spikati qysh në daljet e para në spektaklin e humorit “Apartamenti 2XL”.

Por aktori Albano Bogdo, duket se ka një jetë të vështirë, për të cilën fansat e tij dinë shumë pak.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli”, ai ka pranuar varësinë nga alkooli dhe arsyen e ndarjes nga e fejuara.

Albano tha se për rreth tre vjet e gjysmë është kuruar dhe vazhdon të kurohet, pasi e zë paniku dhe ankthi.

“Që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija dy shishe alkool në

ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë, dy vjet. Tani më duket sikur më zënë

mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”, u shpreh ai.

Gjithashtu Albano deklaroi se pikërisht prej alkoolit dhe jetës që bënte, u nda dhe nga e fejuara.

Megjithatë, siç u shpreh Bogdo, që prej qershorit të vitit 2016, nuk ka konsumuar më

alkool dhe për përmirësimin e tij, ka falenderuar publikisht edhe mjekët që e trajtojnë.

Aktori u shpreh se shkak për gjendjen e tij ishte bërë fama.