Shpëtoi vëllain dhe shokun, Anri Kashiku shpallet “Dëshmor i Atdheut”

181
0

Kryeministri Edi Rama ishte diten e sotme në Durrës, ku shkoi për ngushëllim në familjen e Anri Kashikut.

Ai ishte i shoqëruar nga Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako.

Veç ngushëllimeve, Rama pati edhe një bisedë të shkurtër me babain e 18-vjeçarit të ndjerë, ku i ka dorëzuar statusin e “Dëshmorit të Atdheut”.

Gjatë bisedës, i ati Anri Kashikut mes dhimbjes është shprehur se është krenar për të birin që nuk jeton më.

Kujtojmë se ditën e djeshme, 18-vjeçari Anri Kashiku sakrifikoi jetën duke u futur në det për të shpëtuar të vëllain e vogël dhe shokun e tij.