Në Shqipëri një litër naftë kushton plot 240 lekë, pasi aq e ka fiksuar çmimin bordi i transparencës gati një javë më parë.
Megjithatë gjatë këtyre ditëve, çmimi i naftës për fuçi në bursë ka pësuar luhatje, e gjatë 24 orëve të fundit ka pësuar një rënie të ndjeshme.
Aktualisht një fuçi nafta e papërpunuar tregtohet me 93,92 dollarë, ndërsa një fuçi naftë bruto tregtohet me 97,62 dollarë.
E ndonëse çmimet në bursë kanë pësuar rënie të madhe, është e paqartë nëse Bordi i Transparencës pa në plan të mblidhet për të përditësuar çmimet në vendin tonë.