Covid po “bën namin”, ky shtet i BE-se rikthen masat shtrenguese

200
0

Duke filluar nga dita e hënë Bullgaria do të rikthejë mbajten e maskave kundër Covid-19.

Ky lajm u bë me dije nga kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor, Angel Kunçev. Ai tha se Bullgaria po përballet me një valë të re të Covid-19 dhe një variant i virusit po përhapet me shpejtësi.

Më tej ai shtoi se do të propozojë një plan të ri pandemik për autoritetet shëndetësore që të marrin masa sigurie.

Në mesin e tyre janë mbajtja e maskave, kufizimi i tubimeve dhe grumbullimi i shumë njerëzve në një vend.