Vite me pare, Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, shprehej se do te emigronte ne Amerike per te ardhmen e femijeve te tij por me sa duket ka ndryshuar mendje.
Se fundmi ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se ai ka marrë vendim shumë të rëndësishëm që të kthehet përfundimisht në Shqipëri për të jetuar dhe për të punuar, pas vitesh në emigrim.
“E unë do kthehem tash përgjithmonë! Te kendoj per ket vend, ma tbukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do kendoj per shqiptarine ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!!”, shkruan artisti, teksa flet dhe për plagën e shoqërisë shqiptare, largimin masiv të të rinjve dhe të shkolluarve për të jetuar dhe punuar në vende të tjera të botës
Sipas këngëtarit të njohur, kombit tonë sot nuk i mungojnë vlerat, as mendjet.
“Kombit tone i mungon me shume se kurre “zemra”! Kur nenes I mer bijte i ke thare shpirtin, e njëesoj ky KOMB Po thahet nga eksodi i bijve me te vyer. Bota Po na mer sot, si dhe dje, si dhe nder shekuj, po zgjedh e mer per vete me te miret nder ne…duke na thare shpirtin si komb!”, shkruan Ndoci.
Postimi i plotë i Frederik Ndocit:
Të dashur miq, ju që më ndiqni nga afër dhe nga larg, ju që më mbështesni e më inspironi ne çdo moment të aktivitetit tim! Dua të ndaj me ju nje te vertete te madhe qe me shumë dhimbje e vertetova duke vendosur nje “bast” të madh me jetën time. Shqiptaria ka pasur e ka prodhuar vazhdimisht jo vetem artiste, njerez të pasjonuar dhe talente të kalibrit nderkombetar, por edhe mendimtare e koka, shkencetare e sportiste te shquar.
Kombit tone sot nuk i mungojne vlerat, as mendjet…Kombit tone i mungon me shume se kurre “zemra”! Kur nenes I mer bijte i ke thare shpirtin, e njesoj ky KOMB Po thahet nga eksodi i bijve me te vyer. Bota Po na mer sot, si dhe dje, si dhe nder shekuj, po zgjedh e mer per vete me te miret nder ne…duke na thare shpirtin si komb!
Te dashur bashkatdhetar, une si dhe shume prej jush iu dhash tash e 10 vjet botes per mundesit qe me ofroi. Kendova, krijova e jetova me te tjera gjuhe e vise, ne te tjera skena, ne te tjere qiej!!!
E sot pas kaq vitesh me mundesi te rralla qe mu dhane anekend botes, vleresime te arta, respektin dhe bashkepunimin e “peshave te renda” te skenes dhe artit boteror, vendosa per vete, per ju, per ne, te kthehem ne votren teme, ne token me te embel, ne vendin ku e shtrenjta nan me lindi, ku zemra rrahu fort ne kengen e pare dhe ate të fundit, ku lash shpirtin dhe endrren me te bukur qe me dhate te gjithe ju bashke. E un do kthehem tash pergjithmone! Te kendoj per ket vend, ma tbukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do kendoj per shqiptarine ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!!
Ju falenderoj qe me ndiqni, dhe ju ftoj ne projektet, dhe aktivitetin tim artistik ne vijim! Zoti ju bekoftë kudo qe jeni!
Por cfare deklaronte kengetari disa vite me pare
“Për mua, nuk ka ndonjë të ardhme këtu për fëmijët e mi”.
Me këtë pohim, artisti Frederik Ndoci ka deklaruar se do të rikthet sërish në Amerikë.
Në një intervistë për të përditshmen ‘Sot’, Ndoci thotë se fëmijët e tij nuk kanë asnjë të ardhme në Shqipëri. Për këtë ai fajëson politikën.
“Politikanët vijnë në pushtet për të konsoliduar ato prona të tyre dhe lekët e tyre, asnjë nuk vjen për shqiptarinë, ka ikur idealizmi”, thotë Ndoci.