Protesta e 7 korrikut/ Sali Berisha thirrje emigrantëve: Kemi nevojë për mbështetjen tuaj

185
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e diasporës.

Ai ka përfituar nga kjo mbledhje për t’ju bërë thirrje të gjithë emigrantëve t’i bashkohen protestës së 7 korrikut, nëse kanë mundësi të udhëtojnë drejt Tiranës.

Ne llogarisim mbështetjen tuaj dhe kemi shumë nevojë dhe ju sigurojmë se tani në opozitë dhe nesër në pushtet do të bëjmë gjithçka që potencialet tuaja të përdoren nëpërmjet programeve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat e këtij vendi. Shqipëria ka nevojë jetike për shtetin ligjor. Shumë shpesh më shtrojnë pyetjen si do u japësh përgjigje këtyre çështje.

Përgjigja është vendosja e shtetit ligjor në këtë vend, vendosja e votës së lirë e cila është përjashtuar  Sot nuk është më 90 % pushteti i PS, pas marrjes së presidentit është 99.9 % . Në mënyrë imediate ne kemi nevojë për mbështetjen e emigracionit dhe diasporës në protestën e 7 korrikut. Mirëkuptoj pamundësinë e lëvizjes por thirrjet tuaja ndaj familjarëve janë një ndihmë shumë e madhe për suksesin e kësaj lëvizje. Ne kemi krijuar frontin për shpëtimin e Shqipërisë dhe do të shtrihet në diaspore dhe rajon. Qeveria sot ka mbështetje Beogradin edhe Stambollin, por mbështetja më e madhe tij është Xhorxh Soros. Sot Shqipëria de facto Republikë e Soros”,-ka thënë Berisha.