Raportet mes Serbisë dhe Kosovës, Rama: Po e detyruan Kosovën për luftë, bashkohet edhe Shqipëria

180
0

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në Rajon, veçanërisht raportet mes Serbisë dhe Kosovës.

Rama: Kur flas për zonat e influencës nuk besoj që do kthejë Ballkanin në republika autoritare. Qëllimi nuk është të godasë demokracitë liberale në Ballkan, por mendoj që pozicioni ynë, edhe i Shqipërisë edhe i Kosovës, është korrekt.

Por na vlen si reflektim dhe në fund ka një pjesë që na vlen shumë që krahas luftës në Ukrainë Rusia kërkon të zhvendosë në Ballkan valën e dytë të përplasjes me perëndimin për të destabilizuar rajonin dhe mes oborrit të pasëm edhe BE-në

Kjo do të ishte një fazë intensive e luftës hibride. Sa më shumë të zgjasë lufta në Ukrainë, Shqipëria dhe Kosova do jenë caqe të luftës hibride Ruse.

Lufta ka nisur dhe zhvilluar me Kosovën paralelisht me pavarësinë e saj. Nuk jam as idealist as optimist për ndryshimin e kursit thotë Enveri. Me këto shënime po mbyll ndërhyrjen time duke thënë të më falin të gjithë ata që nuk ndajnë me mua këtë bindje por duhet të bëjmë çmos të mbajmë larg nga rajoni çdo mundësi konflikti.

Nuk kemi asnjë interes të radikalizohet Serbia dhe duhet të bëjmë çmos që në situatën kur është mes dy zjarreve, presioni i madh i Rusisë që lidhet me mundësinë për të shtrënguar se e furnizon me shumë gjëra dhe presionit të madh të perëndimit që Serbia e nden shumë, të shtyjmë sa më shumë në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia.

Kush pret nga ajo të hidhet në flakë për Perëndimin nuk e kupton çfarë vjen nga kjo. Nuk mund të hidhet se nuk ka mundësi ta bëjë duke qenë e përbërë nga një popull me shumicë që mendon se Putini ka të drejtë. Por besoj se është e qartë që Serbia mund të qendrojë në një distancë nga Rusia që flaka e luftës të mos vijë këtu.

Në këtë pikë mund të bëjmë tonën. Ky është edhe thelbi i tradhtisë time për të cilën nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll, e kam fjalën jo unë se në radhë të parë në Kosovë kanë vuajtur mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë më të shkojë atje veç nëse e detyrojnë, e nëse detyrojnë Kosovën, na detyrojë edhe në Shqipërinë”, tha ai.