E fundit/ Nipi gjen gjyshërit të pajetë brenda banesës ne Tirane

264
0

Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre në kryeqytet nga nipi i tyre, ndërsa dyshimet e para thonë se burri është vetëvarur.

“Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeçe (gjyshërit). Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.