Nusja nga Librazhdi e tradhetoi ne shtepine e burrit, Xhaxhai i djalit flet per here te pare, ben deklaraten e forte

2620
0

Një tjetër dëshmi në lidhje me historinë që bëri bujë të madhe vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të gazetares Evis Ahmeti.

Gazetarja Anila Ahmataj ka biseduar me xhaxhain e burrit të 20-vjeçares në Librazhd, që u kap mat me të dashurin.

Pjese nga biseda

Xhaxhai: Kishte hotele, kishte ferra sa të duash, në shtëpi nuk lejohet! Videot nuk i kanë shpërndarë këta moj motër.

Gazetarja: Telefonat që kanë regjistruar kanë qenë të këtyre, por fakti që u shpërndanë në rrjetet sociale dhe ajo u dhu nua! Ju si e gjykoni?

Xhaxhai : Unë nuk e di që ti kenë shpërndarë vet!

Gazetarja: Ju keni qenë prezentë atë natë?

Xhaxhai: S’kam marrë pjesë, skam qëllu aty për momentin.

Gazetarja: Keni pasur bisedë me Flamurin mbrapa ngjarjes? Janë bërë pishman?

Xhaxhai: Ata mund të kishin përfunduar ku foma aty, a e more vesh! Siç kanë përfunduar edhe shumë të tjerë, po thuaj a ishte durimi, do vinin t’i merrnin jo te gjalle aty.

Do ishte më mirë të ishin jo te gjalle, apo më mirë që u fali jetën? Çuni tre muaj ka që ka ik, edhe kishin llogarit që ta merrnin në shtator, se kanë bërë martesën.

Gazetarja: Ju mendoni se ai djali e ka ditur që ajo ka qenë e martuar?

Xhaxhai: Po patjetër! Ja Librazhdi, ne jemi rritur me njëri tjetrin…