Përfundimi i samitit të nismës për bashkëpunimin e vendeve të Europës juglindore është shoqëruar edhe me një “mini-incident” ndërmjet Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Kreu i qeverisë shqiptare ka ironizuar qasjen europiane ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke e prezantuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski si “kryeministër të Bullgarisë Perëndimore”, duke ironizuar në këtë mënyrë kushtet që i vendosen këtij vendi në procesin integrues, vend i cili pak vite më parë ndryshoi edhe emrin për të shuar konfliktin që kishte me Greqinë.
Në samitin dy ditor, lajme të mira pati edhe për Kosovën, ku kreu i qeverisë greke, Qiriako Micotaqis u shpreh do të jap mbështetjen e plotë në proceset integruese të Kosovës.
Greqia kërkon bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të energjisë, përfshi edhe pasuritë minerare të Kosovës, pikërisht atë që kërkon edhe Serbia prej Kosovës.
Greqia si anëtare e BE-së i siguron vendet e Ballkanit se ajo do jetë ambasadorja e tyre deri ne anëtarësim të të gjitha vendeve pa asnjë përjashtim.