Presidenti i ri në hetim nga SPAK/ Rama habit me deklaraten: S’mund të jetë perfekt

564
0

Pas mbledhjes së djeshme së Kryesesië së PS, vetë kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi emrin e propozuar nga socialistët, për karrigen e Presidentit. Bajram Begaj, ushtaraku me titullin gjeneral major, do të ishte personi më ideal sipas socialistëve për kreun e Shtetit.

Ditën e djeshme në media u publikua se edhe figura e Presidentit të ri të vendit, dyshohet për pastërtitinë e tij dhe se po hetohet nga SPAK. Ndërsa kryeministri Edi Rama, në daljen për media u shpreh se Presidenti ndoshta nuk mund të jetë 100% perfekt, në kuadrin se ndoshta nuk do mund të ju pëlqejë te gjithëve.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Patëm tre drejtime të përcaktuara për profilet prej propozimeve të bëra.

Një drejtim ishte i të vetëpropozuarve këtu në grupin parlamentar, që u përjashtua menjëherë se parimi i vënë publikihst ë ne jemi këtu me të gjitha votat por jemi në dispozicion të Republikës jo thjesht të PS e të vetvetes.

Pavarësisht si u spekulua si ndodh rëndom që kjo ishte një lojë, e kemi thënë që nuk do kishim kandidat nga grupi parlamentar i PS.

Drejtimi i dytë ishte që adresonte mundësinë për kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit parlamentar të PS, që nga kryetari i partisë Fatos Nano e me radhë, për të cilët ne kemi respektin më të madh por për arsyet e thëna dhe publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga përfshirja në përzgjedhje se në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve.

Pavarësisht si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë në fund të mos ndihen asesi të përjashtuar nga këndvështrimi i PS mbi jetën publike, politike, e zgjidhjet që duhen bërë.

U fokusuam tek drejtimi i tretë ku grupi kishte vënë në dispozicion të këtij procesi 26 kandidatura, gra e burra të nderuar me profile të ndryshme që nga jeta publike, akademike, deri te profile që vinin nga t tjera drejtime politike.

Pas një diskutimi shumë cilësor, e pas vënies në peshore të çdo kandidature, duke ruajtur respekt për gjithë personat, pavarësisht mbledhjes së mbyllur, diskutimit konfidencial, u ruajt respekti deri në fund për gjithë personat që edhe pa dijeninë e tyre fare ishin të përfshirë.

Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshiture pastaj konsensualisht, duke i dëgjuar me shumë vëmendje të gjithë ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale, edhe pse dhe për kandidaturën e Bajram Begajt u bë diskutim shumë serioz se cdo kandidaturë e mundshme sa kohë i takon botës njerëzore s’mund të jetë 100% perfekte për gjithë llojet e këndvështrimeve, u arrit në konkluzionin që mund të vinim sot në grup të propozonim këtë kandidaturë.