Ish-kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen gjatë një takimi në Saint-Amand-les-Eaux është qëlluar me vezë.
Mediat e huaja shkruajnë se Marine Le Pen, udhëheqëse e Asamblesë Kombëtare Populiste të krahut të djathtë francez, u godit me vezë nga disa persona.
Në video shihet sesi ajo ulet kur e sulmojnë ndërsa truprojat i dalin para për ta mbrojtur.
Këshilltari i Le Pen tha pas incidentit se Le Pen doli prej aty pa asnjë gërvishtje.
🇫🇷 FLASH – Marine Le Pen a été visée par un jet d'oeuf à Saint-Amand-les-Eaux, dans le Nord. (via @nicolasberrod) pic.twitter.com/gfuKVfFyWz
— Mediavenir (@Mediavenir) June 3, 2022