Skip to content

Kush eshte qyteti që jep 1000 deri 3000 euro dëmshpërblim nëse ju kafshon qeni endacak

    1000 deri 3000 euro dëmshpërblim nëse ju kafshon qeni endacak

    Në rast se ju kafshon qeni endacak mund të kërkoni dëmshpërblim nga qyteti i Shkupit dhe “Higjiena komunale”. Në adresën e autoriteteve të qytetit në dy vitet e fundit janë dorëzuar 68 padi përmes të cilave kërkohet kompensim i dëmit të shkaktuar nga një qen endacak.

    Shuma e dëmshpërblimit lëviz nga 60.000 në 180.000 denarë, varësisht nga mosha, shkalla e lëndimeve, pasojat nga lëndimet, shkruan “Gazeta Nezavisen”, transmeton aktuale.mk.
    Paditë bazohen në nenin 10 të Ligjit për Qytetin e Shkupit.

    Deri më tani janë iniciuar 68 procedura, disa tashmë janë përfunduar dhe disa janë në vazhdim e sipër dhe është shumë e vështirë të përcaktohet saktësisht se sa dëmshpërblim është paguar mbi këtë bazë, informojnë nga Qyteti i Shkupit.