Çfare ka ndodhur? Aurela Gaçe tërhiqet nga muzika, dhe tregon arsyen

184
0

Këngëtarja shqiptare më me zë në Shqipëri, Aurela Gaçe do të largohet nga muzika për një kohë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se ka një problem me kordat e zërit, por që fatmirësisht e ka kapur në kohë.

Gace shkruan se po rikuperohet dhe se do të rikthehet sapo të shërohet plotësisht.

Postimi i plotë i Aurela Gaçes:

I drejtohem audiencës time besnike !

Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje.

Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach , ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal,por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave.

Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjeter më duhet pushim qē të mos bëj një dëm qè mund të ketë pasoja më vonë.

Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.

KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % sic jeni mësuar të më shikoni.

KURRËSESI AS NUK E MENDOJ TĒ JEM PËRPARA JUSH PLAYBACK.( kjo as nuk mendohet të ndodhë)

Pêr pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë.

Ju kërkoj shumë ndjesë.

Me shpirt !