Tifozët te impresionuar nga vendi yne: shqiptaret njerez te mrekullueshem, na respektuan shume, pritje fantastike ..(Video)

188
0

Tirana është kthyer në normalitet një ditë pas ndeshjes finale të Xonference ligë mes Romës dhe Feynord. Tifozët holandezë dhe italianë po kthehen në vendete tyre ndërkohë që thonë se do të kthehen sërish në Shqipëri pasi kanë mbetur të impresionuar me mikpritjen.

Mbrëmjen e 25 majit ky shesh gëlonte nga tifozët e Romës dhe Feynord.

Një ditë më pas, nuk kanë mbetur shumë gjurmë të asaj atmosfere.

Tifozët e Romës ende me flamuj në duar nuk i kanë ndalur festimet.

“Është një ëndërr për në, akoma nuk mund ta besojmë. U zgjuam këtë mëngjes dhe thjesht nuk mund ta besonim. Është një ëndërr e bërë më në fund realitet.”

Ndërkaq, trishtimi është evident tek tifozët e Feynord.

“Jemi të zhgënjyer dhe të turpëruar që nuk shënuam dot, por gjithsesi është ngushëlluese që arritëm deri në finale.”

Por pavarësisht ndasisë së skuadrave që mbështesin, bien dakord në një pikë.

“Jam shumë i entuziazmuar që Roma fitoi, por më i entuziazmuar jam për qytetin tuaj. Është shumë i bukur. Jam i entuziazmuar për pritjen tuaj, është fantastike.”

“Uau çfarë emocioni! Është hera e parë që vij në Shqipëri, jemi ndjerë shumë mirë. Një popull i mrekullueshëm. Çdo gjë ka shkuar shumë mirë që kur kemi ardhur. Kemi fituar edhe këtë finale.”

“Shqipëria është një vend shumë i bukur, ndihemi njësoj sikur të ishim në shtëpi. Na kanë trajtuar shumë mirë, Shqipëri Itali është i njëjti shtet, miq të mëdhenj, vëllezër.”

“Faleminderit Shqipëri për organizimin, ishte një eksperiencë fantastike, do të kthehemi sërish për të bërë edhe më shumë qejf.”

“Nuk do të largohemi edhe disa ditë, jemi duke kërkuar disa vende të veçanta, njerëzit shumë të mirë shqiptarët dhe italianët kanë një raport të shkëlqyer.”

“ Për të qenë i sinqertë nuk kisha pritshmëri për Tiranën, por që prej të hënës kur kam ardhur jam impresionuar.”

Ata do të kthehen për në shtëpitë e tyre me mendimin për të ardhur sërish në Shqipëri.