Shqiptarët në Gjermani, si po formohen klube qe ndihmojnë njëri-tjetrin jo vetem me pune..

1670
0

Gjermania, aktualisht, është destiancioni kryesor i mijëra te rinjve shqiptarë dhe mjaft profesioneve të tjera që janë larguar dhe synojnë të largohen nga vendi drejt emigracionit.

Në më shumë se 30 vite tranzicion të vendit tonë, mijëra persona janë larguar drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë dhe pjesa dërrmuese kanë arritur jo vetëm të gjejnë punë, por edhe të krijojnë familje e të fillojnë një jetë të re.

Më herët, Gjermania ka qenë vendi kryesor ku emigronin edhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Nëse deri dje ishte e vështire të kërkoje apo të gjeje një punë, sot duket se gjërat janë më të thjeshta dhe kjo për faktin që në Gjermani lobi shqiptar sa vjen dhe fuqizohet dhe janë ngritur edhe klube të shqiptarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Një i tillë është edhe në qytetin e Bocholtit në Gjermaninë veriore në një prej landeve me industriale të Gjermanisë. Prej 30 vitesh ky klub, mbledh shqiptarët e Bocholtit qofshin ato të Shqipërisë, Kosovës, apo Maqedonisë së Veriut. Shumë prej firmave ku aktualisht punësohen shqiptarët, janë me pronarë shqiptarë, të cilët përpiqen të punësojnë sa më shumë shqiptarë, jo vetëm se i përkasin të njëjtës etni, por edhe për vlerat që kanë dhe punën që bëjnë.