“Do te nisim kontrollet” Kryeministri: Kush ka shtepi dhe makinë të shtrenjtë dhe pagë të ulët, do te..

5435
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme ku diskutohet ecuria e punës së njësisë speciale antiinformalitet.

Kryeministri Rama paralajmëroi sot se krahas kontratave të punës, do të verifikohet edhe paga e deklaruar dhe stili i jetesës. Lidhur me këtë, kreu i qeverisë u shpreh nuk mund të kesh shtëpi e makina të shtrenjtë, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato.

“Ne do bëjmë një punë intensive lidhur me kontratat, ministria ka nisur me disa raste specifike dhe po punojmë, për mbështetje të punëmarrësve dhe ndihmuar punëdhënësit për kontratat që garantojnë dy palët.

Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për t’u bërë.

S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shpia e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja.” u shpreh Rama.