Një tjetër autobus urban aksidentohet në Tiranë, policia jep detajet

137
0

Një tjetër autobus urban është aksidentuar në kryeqytet. Policia bën të ditur se në aksident është përfshirë një autobus i linjës së Kombinatit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames”.

Sipas policisë, shtetasi S.Sh. ka humbur kontrollin e autobusit dhe më pas është përplasur me një kosh plehrash. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Ky është rasti i tretë i aksidenteve të autobusëve urbanë në Tiranë që prej 29 prillit kur autobusi i linjës së Unazës përfundoi në lumin e Lanës, duke pla gosur 6 persona.