Lajm i trishtë, sëmundja e rëndë i merr jetën pedagoges ish-deputete socialiste

355
0

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e njohur dhe ish-deputete e Partisë Socialiste, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune. Lajmin e trishtë e jep djali i saj, teksa falenderon të afërmit dhe miqtë për mbështetjen.

Pedagogia dhe studiuesja e përkushtuar e Shkencave Sociale vuante nga një sëmundje e rëndë prej 5 vitesh, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot dhe mëngjesin e këtij 14 maji ka mbyllur sytë përgjithmonë.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000″, shkruan djali i saj, Endrit Yzeiraj.

Komentet e miqve dhe kolegëve në rrjetet sociale janë të shumta. Ata shkruajnë të shokuar për lajmin e ndarjes nga jeta të Haxhiymerit. Ajo ja kishte dedikuar jetën e saj mësimdhënies dhe studentëve, ku punoi për më shumë se tre dekada.