Mendoi se gjeti parajsën, por Armando Sadikut i ndodh e papritura në Spanjë

699
0

Të gjithë presin me padurim debutimin e Armando Sadikut në kampionatin spanjoll, por tani askush nuk e kupton se çfarë është duke ndodhur me sulmuesin shqiptar.

Në ditët e fundit të merkatos së janarit, Sadiku u ble nga Levante për rreth 1 milion euro, por si në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, ashtu edhe sot në derbin e madh kundër Valencias, sulmuesi kuqezi ka prenotuar një vend në tribunë.

Lista e të grumbulluarve të Levantes është sërish pa Sadikun. Trajneri i ka besuar sërish Pazzinit pasi sipas tij, Sadiku ka javë të tëra pa futboll dhe me e keqja eshte se do ende kohë të fitojë formën e duhur./