Ka startuar në “Top Channel” emisioni “Dua të të bëj të lumtur” nën drejtimin e moderatores Arbana Osmani.
Ky edicion u hap me historinë e Gersit, histori kjo që ka prekur zemrat e shqiptarëve që nga sezoni i parë i emisionit.
Gersi, është qëlluar me armë gjatë kohës që po lozte me shokë, ndërsa emisioni mori përsipër të gjitha operacionet e vogëlushit.
Shokët e Gersit e kishin ftuar atë në studio, për t’i treguar sa shumë e duan, ndërsa emisionir iu bashkua edhe Lorik Cana.
Cana i beri dhuratë vogëlushit, uniformat e Kombëtares, topat origjinal të firmosur prej tij dhe biletat për ndeshjen miqësore Shqipëri – Norvegji, që do të mbahet më 26 mars.
Momenti më emocionues ishte ai kur Cana i dha një mesazh të fortë për jetën Gersit, në të cilin nuk i përmbajti dot as vetë lotët.
“Gjërat më të rëndësishme arrihen me forcën më të madhe, që është brenda nesh. Bukuria e vërtetë e njeriut nuk gjendet në pamjen e jashtme, por gjendet në zemrat tona. Unë kam një djalë, që e quajnë Bojken. Unë dua që në të ardhmen ai të bëhet si unë dhe shpresoj që të më kalojë, por nëse do të ndjekë edhe hapat e Gersit do të isha shumë i lumtur”, – u shpreh ish-futbollisti.