Vladimir Putinit janë duke i mbaruar raketat dhe pajisjet e nevojshme për të vazhduar luftën në Ukrainë dhe gjeneralët e tij tani po fajësojnë njëri-tjetrin mes frikës se do të ndëshkohen për pushtimin e dështuar.
Kjo është deklarata e admiralit britanik Tony Radakin gjatë një interviste për TalkTV.
“Putin ka potencialisht një problem sepse shkalla e shpenzimeve dhe ashpërsia e luftës është krejtësisht e ndryshme nga ajo që ai parashikoi më 24 shkurt,” tha admirali Radakin.
EDhe Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace gjatë një vizite në Finlandë tha se gjeneralët rusë po ktheheshin kundër njëri-tjetrit për shkak të dështimit të tyre për të siguruar fitoren në Ukrainë.
Wallace tha se oficerët e lartë të vendit ishin koka turku për pushtimin e dështuar të Putinit dhe tani po fajësojnë njëri-tjetrin për ‘katastrofën’ pasi kanë frikë për atë që do të ndodhë nëse vendoset tërheqja nga Ukraina.