Një gjuetar kangurësh mori më shumë se ç’kërkoi, pasi kanguri luftoi dhe ia theu nofullën e tij.
Joshua Hayden, 19 vjeç, po bënte gjueti afër Kellerberrin në Australinë Perëndimore të martën mbrëma kur një kangur e sulmoi.
Hayden, që ishte në veturë me vëllain e tij, i pa tre kangurë në një livadh dhe mori shenj për të qëlluar nga dritarja.
Ai tha për ABC news se njëri prej kangurëve u zhduk nga pamja dhe papritur u shfaq dhe e sulmoi veturën, transmeton Gazeta Express.
Kafsha goditi njërën anë të veturës me aq forcë të madhe sa që e theu dritaren përpara, para se ta godiste me kokë Hayden drejt e në nofull dhe t’ia thyente atë.