Muaji Maj vjen ndryshe kete vit: Ndryshimi drastik i motit sipas metereologes duke filluar nga ..

217
0

SIpas sinoptikanes Tanja Porja, ditët e para të muajit maj do të mbeten të paqëndrueshme, me prezencë të reshjeve të shiu.

E diela mbetet në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë territorin do të ketë prezencë të reshjeve, mund të mbetet pa reshje vetëm skaji verior dhe veri-perëndimor duke përfshirë dhe shkodrën dhe Lezhën.

As dita e hënë nuk ka ndonjë ndryshim në tablon sinoptike, do të jetë e ngjashme me situatën e fundjavës.

Përsa i përket temperaturave, gjatë orëve të mëngjesit do të mbeten të larta. Temperaturat minimale do të jenë 7-9 gradë celcius.

Ndërsa për temperaturat maksimale, nga dita e hënë sjell një rënie të ndjeshme që do të vazhdojë për 3-4 ditët e para të muajit maj.

Pra muaji maj nis i paqëndrueshëm, me prezencë të reshjeve të shiut dhe madje relativisht i freskët krahasuar me ditët e fundit që u përballëm deri me 30°C.