Nënë Ismetja behet italiane ne moshën 85­-vjeçare. Komunari: “Vendi ka shumë nevojë për njerëz si Ismetja”.

1474
0

Kjo zonjë që shikoni në foto është gjyshe Ismetja nga Shqipëria. Ajo ka marrë shtetësinë italiane në moshën 85-­vjeçare dhe është shumë e lumtur për këtë fakt. Gjyshja kujton se kur ishte e vogël, në Shqipëri, ka parë se si nazistët i vranë të atin, sepse ai strehonte ushtarët italianë, të cilët mundoheshin të shpëtonin kokën në atë periudhë. Nga ai moment e në vijim, Ismetja kishte vetëm një ëndërr të madhe: të bëhej italiane. Dhe siç duket, gjithçka u bë realitet. Ka qenë vetë nënkryetari i komunës së Saluzzo­s, Andrea Momberto, ai që i ka dhënë pasaportën të moshuarës, shkruan infoelbasani.

Ismetja jeton prej 14 vitesh në Itali, ndërsa Andrea shkruan për këtë rast: Sot pata kënaqësinë të firmos aktin që e bën qytetare të këtij vendi. Një vend që ka shumë nevojë për njerëz si Ismetja”.