“Le të ikë kush të dojë në Gjermani, bukën e gojës e siguroj ketu”/ 17-vjeçari që nuk e bratis vendin e tij, dëshiron të ruajë dele deri në fund të jetës (VIDEO)

430
0

17-vjeçari boshnjak, Esmir Krpiq u bë i njohur për publikun kur në fund të vitit të kaluar shprehu dëshirën për 3 dele dhe mori një tufë prej 40 delesh.

Esmiri fitoi zemrat e shumë njerëzve me mirësinë dhe sinqeritetin e tij, veçanërisht për dashurinë për vendin e tij.
Ai ndryshe nga shumë të rinj që duan të largohen nga vendi, thotë se do të qëndrojë përgjithmonë në vendlindje.

“Derisa të na mbulojë bora, nuk po largohemi nga këtu. Sido që të jetë Gjermania, kjo është Gjermania për mua, kush të dojë le të shkojë, dhe duhet të punosh atje si këtu, nuk mund të ulesh e të shikosh, duhet të punosh kudo”, tha Esmiri, i cili në përveç kujdesit të deleve, është edhe i arsimuar.

“Duhet vullnet për të bërë çfarë të duash, asgjë nuk është e vështirë kur ke vullnet, bukën e gojës e bën nga delet”, thotë Esmiri, transmeton.