Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë: E shikoni këtë djalin, ai…

604
0

Pak ditë më parë u njoftua marrëveshja mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për njohjen reciproke të patentave.
Kryeministri Rama sot na tregon se Saimiri, i cili jeton në landin e Bavarisë ka kryer proceduarat dhe ka konvertuar patentën shqiptare.

Kreu i qeverisë shkruan se DPSHTRR i nisi palës gjermane konfirmimin e vlefshmërisë së patentes shqiptare dhe mbi këtë bazë ai ka tërhequr lejen gjermane të drejtimit. 

“Saimiri, rezident në landin e Bavarisë, në Ingolstadt, kreu procedurat. DPSHTRR i nisi palës gjermane konfirmimin e vlefshmërisë së lejes shqiptare të drejtimit dhe mbi këtë bazë ai ka tërhequr lejen gjermane të drejtimit”, shkruan Rama.