“Unë pëlqej Albania. Unë pëlqej shqiptarë” Indianë, filipinas dhe indonezianë punësohen në vendin tone; Ja cilet sektore zgjedhin

7
0

Dhjetera shtetas të huaj nga India, ishujt Filipine dhe Indonezia kanë mbërritur në Vlorë për të punuar në sektorin e turizmit.

Ata aplikuan ditën e sotme pranë drejtorisë së emigracionit për të marrë lejen e qëndrimit.

Emigrantët u shprehën të kënaqur për kontratat e ofruara nga punëdhënësit, të cilat variojnë nga 6 muaj deri në 1 vit. Ndërsa ka dhe nga ata që tashmë kanë mësuar të flasin shqip.

INDIANE

Unë jam Indian. Unë punoj në Green cost plaza. Unë pëlqej Albania. Unë pëlqej shqiptarët. Po hera e parë.

Jam nga India. Është hera e parë që vijë në Shqipëri. Eshtë një vend shumë i bukur. Është hera e parë që do punojë këtu në Shqipëri. 

 INDIANE

Jam këtu për të punuar. Është hera e parë. Ndihem mirë.

Vitet e fundit sektori i turizmit po përballet me vështirësi për shkak të mungesës së burimeve njerëzore. Kjo gjë ka bërë që operatorët turistik dhe strukturat hoteliere të hedhin sytë jashtë tregut vendas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.