Paranojat e Putinit arrijnë kulmin/ Merr vendimin e “çmendur” për të bijën, e detyron që…

159
0

Zërat kundërshtues gjithnje e ne rritje që lindën pas sulmit në Ukrainë, kanë rritur “paranojën” Vladimir Putinit, për personat që e rrethojnë.

Sipas mediave britanike, dyshohet se lider rus  ka ngujuar vajzën e tij dhe e ka detyruar të qëndrojë në Rusi, duke e penguar që të udhëtojë jashtë vendit për ditëlindjen e saj, me frikën se nuk kishte ndërmend të kthehej më në Rusi.

Shkencëtarja Dr Maria Vorontsova dëshironte të fluturonte në një vend ‘miqësor’ për disa ditë pushimesh tropikale në plazh, për të festuar ditëlindjen e 37-të javën e ardhshme, sipas një raporti në Moskë.

Ajo planifikoi një “arratisje” romantike me Yevgeny Nagorny, 33 vjeç, partneri i saj i ri pas ndarjes nga bashkëshorti holandez, i biri i një koloneli të NATO-s, sipas kanalit Telegram General SVR.

“Putini u përgjigj me një refuzim kategorik, duke urdhëruar që të forcohej mbrojtja nga sigurimi privat që i ka vendosur Marias”, thuhet në raportin e gazetës ruse.

Sipas informacioneve të Daily Mail, vajza e madhe e presidentit thuhej se nuk kishte në plan të kthehej në Rusi. Raporti nuk thoshte nëse arsyeja për planin e saj të supozuar për t’u arratisur ishte lufta e përgjakshme e babait të saj në Ukrainë.

Kanali Telegram General SVR pretendon njohuri të brendshme të Kremlinit dhe ishte i pari që raportoi se Putin vuante nga sëmundje të rënda duke përfshirë kancerin, një teori që tani konsiderohet si e besueshme. Maria, e cila është sanksionuar nga vendet perëndimore për shkak të lidhjeve të saj familjare me Putinin, ka një djalë gjysmë holandez, tani tetë vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Jorrit Faassen.

Maria është një studiuese kryesore në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Endokrinologjinë e Ministrisë së Shëndetësisë të Rusisë.