Pas ndarjes nga jeta të djalit të tij, Cristiano Ronaldo merr vendimin më shpejt nga sa pritej

180
0

Pas lajmit per djalin e tij, Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje sot me Manchester United.

Futbollisti dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez konfirmuan lajmin tronditës të hënën, duke e përshkruar djalin e tyre të porsalindur si një “engjëll”, ndërsa shtuan se vajza e tyre e vogël po u jepte të dyve “forcë” mes dhimbjes emocionale.

Sipas mediave të huaja, Ronaldos iu dha leje që të qëndronte pranë familjes së tij. Mirëpo, siç duket ai ka vendosur që të kthehet në ambientet stërvitore të klubit në Carrington sot.