Ronaldo humb djalin e tij, njoftimi prekes ne Instagram

334
0

Cristiano Ronaldo ka njoftuar se një nga foshnjat e tij binjake ka nderruar jete pasi e dashura e tij lindi.

Legjenda e futbollit, 37 vjeç, i tregoi botës për dhimbjen e zemrës së tij dhe të Georgina Rodriguez në Instagram këtë mbrëmje.

Ronaldo shkroi në rrjetet sociale: Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte. Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë me dashamirësi privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.