Gjeti punen ne internet dhe iku ne Gjermani, shqiptari tregon sa jane rrogat: Ne Shqiperi merrja 400 mije leke ndersa ketu..

82485
0

Nje shqiptar i cili ka mbaruar studimet në Shqipëri dhe për shkak të mungesës së tregut të punës, tashmë jeton dhe ushtron profesionin në Gjermani.

Ai tregoi se pas studimeve, punoi për 4 muaj në një ekip futbolli, por kushtet nuk ishin të kënaqshme.

“Çdo gjë bëhej në të zezë, pa kontratë pune, pa siguracione dhe ndaj jam larguar,” – u shpreh i riu.

Ai u shpreh se punën e ka gjetur nëpërmjet internetit dhe shumë lehtë duke qenë se në Gjermani tregu i punës për profesionin e tij është i gjerë, ndërkohë që vështirësia ka qëndruar te viza e punës duke qenë se Shqipëria nuk është vend i Bashkimit Evropian.

Sipas tij me pagesën në Shqipëri jetesa ishte e vështirë, ndërsa pagesa në Gjermani e bën shumë më të përballueshme qëndrimin në shtëpi me qira dhe konsumin e përditshëm.

“Në Shqipëri mesa di unë, si fillestar, mund të shkojë paga te 400-450 mijë lekë të vjetra, ndërsa këtej si fillestar mund të fillosh me 2400 euro bruto, diçka mbahet dhe nga taksat dhe shkon 1500 neto,” – tregoi i riu.